Postlix

Shkruaje sot.
Del kur duhet.

Postlix i mban postimet për Instagram dhe Facebook në një kalendar dhe i publikon vetë, në ditën dhe orën që zgjedh ti.

10 € në muaj. Anulo kur të duash.

Nga ideja te postimi, në katër hapa

  1. 1

    Lidh llogaritë

    Te «Accounts» lidh faqen tënde në Facebook dhe Instagram-in me Meta. Një herë, në pak minuta.

    Dritarja për lidhjen e llogarive në Postlix
  2. 2

    Shkruaj një herë

    Zgjidh Facebook, Instagram ose të dyja. Ngarko foton ose videon, shkruaj tekstin dhe shiko Preview para se të dalë.

    Editori me Facebook dhe Instagram të zgjedhur
  3. 3

    Story dhe Reel

    Për Instagram zgjidh postim, Reel ose Story. Preview të tregon prerjen — përdor media vertikale 9:16 për Story.

    Story për Instagram në Preview
  4. 4

    Zgjidh orën

    Te «Schedule» vendos ditën, orën dhe zonën kohore, ose një orë të veçantë për çdo llogari. Pastaj mund ta mbyllësh kompjuterin.

    Zgjedhja e datës dhe orës

Një postim. Dy rrjete.

E shkruan një herë në Postlix. Del në Instagram dhe në faqen tënde në Facebook, secili në formatin e vet.

Instagram
Facebook

Gjithë muaji, me një shikim

Kalendari tregon çdo postim sipas ditës dhe orës, në pamje javore ose mujore. Kliko një postim për ta hapur dhe ndryshuar para se të dalë.

panel.postlix.com/calendar
Kalendari mujor i Postlix

Një çmim. Gjithçka brenda.

€10në muaj

Merr Postlix

Paguan me kartë përmes AppAlbania. Pa kontratë — anulon kur të duash nga llogaria jote.
Më shumë për Postlix

  • Postime, Reel dhe Story për Instagram
  • Postime për faqen në Facebook
  • Një postim për të dyja rrjetet
  • Kalendar javor dhe mujor
  • 7 udhëzime me video, shqip dhe anglisht
  • Ndihmë në shqip

Pyetje të shpeshta

Çfarë llogarie Instagram më duhet?

Një llogari Instagram Business ose Creator, e lidhur me faqen tënde në Facebook. Kalimi nga llogaria personale bëhet falas te cilësimet e Instagram.

A mund të planifikoj Story dhe Reel?

Po. Te «Instagram options» zgjidh «Story» ose «Reel». Për Story përdor foto ose video vertikale 9:16.

A dalin postimet edhe kur jam offline?

Po. Postimet publikohen nga serveri ynë në orën që ke zgjedhur — telefoni dhe kompjuteri mund të jenë të fikur.

Si paguaj dhe si anuloj?

10 € në muaj me kartë, përmes host.appalbania.com. Anulon kur të duash nga llogaria jote, pa kontratë.

A ka udhëzime?

Po — 7 video të shkurtra në shqip dhe anglisht, nga lidhja e llogarive te kalendari. I gjen në llogarinë tënde pas porosisë.

Java jote e ardhshme,
gati që sot.

Merr Postlix

10 € në muaj. Anulo kur të duash.